Ka dështuar edhe tentativa e 30-të për konsistiumin e Kuvendit të Kosovës. Sërish ngërçi është te votimi për formimin e një komisioni të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Të mërkurën, propozimi mori 52 vota për nga 93 deputetë që ishin të pranishëm.
Seanca e radhës do të jetë të premten nga ora 11:00.
Në fillim të seancës, deputetët nderuan me një minutë heshtje vdekjen e kryeministrit të qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi.
” 52 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Nuk kemi korum. Ndërpritet seanca. SHihemi me 13 qershor në ora 11:00″, deklaroi Avni Dehari, kryesuesi i Kuvendit.
