Derbi i qytetit përball Ballkanin me Suharekën

Suhareka nuk ka fituar asnjëherë ndaj rivalit të qytetit.

Kjo skuadër synon që nesër t’ia bëjë ‘sefte’ në derbi kundër Ballkanit, për të tentuar mbijetesën në Superligë.

Se a do ta lejojnë një gjë të tillë “Xhebrailat” apo jo, mbetet të shihet kur me fillim në orën 15:00, në stadiumin e këtij qyteti matën forcat, njofton Klankosova.tv.

Kjo super-përballje transmetohet drejtpërdrejt në televizionin numër një, Klan Kosova, si dhe në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Artmotion!

Kampioni aktual i Kosovës, aktualisht renditet i dyti me 44 pikë, kurse rivalët e tyre janë të pozicionuar në vendin e shtatë, me 32 sosh, vetëm dy më shumë se Llapi që gjendet në zonën e rrezikut për largim nga elita futbollistike.

Ballkani dhe Suhareka janë takuar dy herë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, sezonin e kaluar, ku në ndeshjen e parë “Portokall e zinjtë” triumfuan 1-0, kurse e dyta u mbyll 2-2.

Edhe dy ballafaqimet e sezonit vjeshtor të kampionatit aktual, e kishin fituesin e njejtë ( 1-0 dhe 0-2), raporton Klankosova.tv.