Deportohet Nikolla Vujoviqi, dy serbë të tjerë në procedurë të njëjtë


Policia ka konfirmuar arrestimin dhe dërgimin e Nikolla Vujoviqit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, derisa bëhet e ditur se është marrë vendimi për largim me forcë për Vujoviqin nga territori i Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, tani Klan Kosova ka mësuar se Vujoviq është deportuar, i është revokuar shtetësia si dhe i është bërë ndalesa për t’u futur në territorin e Kosovës për pesë vjet, ku Ministria e Brendshme bëri të ditur se një gjë e tillë ka ndodhur pasi ai është punësuar në Policinë e Serbisë.

Edhe dy serbë të tjerë janë në procedurë të njëjtë.