“Del para kamerës në pizhame”, kush është mësuesja, anëtare e VV-së, që paguhet pa shkuar në shkollë

Një mësuese, e cila në kohën kur do të duhej të ishte në shkollë, nuk ishte aty.

Mësuesja Arta iu prezantua në pizhame, ani pse kolegët e saj me të cilët ajo paguhet njëjtë, ishin në përfundim të orarit të punës.

Arta fillon të flasë për “pjekat” e saj, duke thënë që është shkelë nga partitë e tjera për vite me radhë. Partitë e tjera udhëheqëse në komunën e Kamenicës thotë të e kenë kushtëzuar me librezë vendin e saj të punës.

Mirëpo edhe tani kur partia udhëheqëse është ndërruar e Arta fitoi vendin e punës, ajo nuk mohon të jetë anëtare e Vetëvendosjes.

Duke mohuar se punësimin dhe privilegjin e të pranuarit pagë duke qëndruar në shtëpi e fitoi falë pozitës së vëllait në komunë, Arta thotë se kryetarit të komunës iu dhimbs dhe deshi të i ndihmonte.

E duke qenë se po qëndron në shtëpi, Arta thotë se pagat që nga shtatori i ka “palë” në xhirollogarinë e saj bankare. Tutje ajo akuzon gazetaren se thjesht po e bën tragjike faktin që ajo po merr rrogë duke qëndruar në shtëpi. Duke u munduar të arsyetojë mijëra eurot e derdhura në llogarinë e saj, Arta thotë se ka punuar dy ditë.

Krejt në fund, ajo bindet disi që kjo gjë mund të mos jetë në rregull. Mirëpo fajin thotë se e ka komuna që nuk e ka thirrë për të punuar më shpesh si arsimtare zëvendësuese.