Alphonso Davies, ylli i Bayern Munich dhe i kombëtares kanadeze, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin kryqëzor të gjurit (ACL).
Sipas raportimeve nga BILD, ai pritet të jetë jashtë loje për rreth 6 muaj, dhe kështu ky lëndim do ta lë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit.
Ky është një lajm i rëndë për Bayern Munich që po lufton në tri fronte këtë sezon.