Costa me Ramën: Dua që vendet e Ballkanit të përmbyllin negociatat me BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, folën për planin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se dëshirë e tij është që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e BE-së.

“Jemi duke jetuar momente shumë të veçantë në botë, më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e të gjithë Evropës, dhe forcën dhe fuqinë e saj, dhe kjo na sjellë në këtë moment për zgjerimin, sigurisht për Ukrainën, Moldavinë, por edhe për Gjeorgjinë në rast se ata dëshirojnë”.

“Por, sigurisht edhe për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor ka treguar edhe më parë se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, këtu nuk është një garë, por dëshira ime është që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara së më shpejt që është e mundur me përmbylljen e negociatave, që të tregojnë rezultatet për reforma dhe të përmbushin kriteret”, ka thënë Costa. /Klankosova.tv