Çmimi i madh i Monacos, garë e ashpër mes Norris dhe Leclerc

Me fillim nga ora 15:00, do të nisin garat për çmimin e madh (Grand Prix Monaco), që zhvillohet në Monte Carlo.

Kjo garë do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 6 të platformës kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Lando Norris i McLarenit, garën do ta nis nga “Pole postition”, duke kërkuar fituar fitorën pas xhiros së Australisë.

Derisa, Charles Leclerc, i Ferrarit ishte fituesi i vitit të kaluar në rrugët e tij të lindjes dhe ai fillon së bashku me Norrisin, në rreshtin e parë.

Shoku i skuadrës së Norris dhe lideri i kampionatit, Oscar Piastri, e nis garën i treti, me Red Bull të Max Verstappen, në formë të mirë , në vendin e 4-të, pas ndëshkimit me tre vende për Lewis Hamilton për pengimin e Verstappen në kualifikime.