Një i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë pasi ia ka pamundësuar rikthimin në shtëpi bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bashkëshortja e tij kishte raportuar se kjo kishte ndodhur pasi ajo kishte dalë në iftar me kolegë të punës, shkruan Gazeta Insajderi.
Pas këtij lajmi disa qytetarë kanë lavdëruar burrin i cili përzuri gruan pas daljes në iftar me kolegët e punës.
Komente rreth këtij rasti pati të llojeve të ndryshme. Madje njëri nga qytetarët ka thënë se ligji i Kosovës i lejon “kudrat me dal me ladru”.
“E pse me arrest është e drejta e tij me vendos kon me lon në shtepinë e vet e kon jo nëse e ka lyp gruja shumë mirë ja paska bo pa ndonjë arsye nuk ja ka bo ato. Po ligji i Kosovës i lejon kudrat me dal me ladru e mos me guxu burri mi bo kurgjo mos na sprovo Zot se ligjin e kisha vendos vet masi shteti jonë vepron këtë mënyrë tepër të mjerueshme”, thuhet në komentin e qytetarit.