Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në qendër të qytetit të Podujevës.
I gjithë rasti ka ndodhur në njërin nga shishat bar-et në qytet, ku dyshohet se i riu llapjan, Vlerson Rrahimi, ka shtënë me armë zjarri, shkruan Gazeta Insajderi.
Konflikti i ndodhur këtu, ka vazhduar edhe në një pjesë tjetër të qytetit të Podujevës, saktësisht tek vendi i njohur si “Fabrika e Metalit”.
Njëri nga të përfshirët në këtë rast është emër i njohur për Policinë e Kosovës. Vlerëson Rrahimi, pas rastit të mbrëmshëm ka arritur që të kapet nga Policia e Kosovës.
Bashkë me të janë arrestuar edhe Nexhat dhe Arton Haziri.
KLIKO KETU PER VIDEO
