Chelsea firmos Liam Delap për 30 milionë £

Chelsea ka rënë dakord për transferimin e sulmuesit Liam Delap nga Ipswich Town për një shumë prej 30 milionë funtesh.

Klubi londinez do të aktivizojë klauzolën e lirimit të futbollistit, ndërsa testet mjekësore pritet të autorizohen së shpejti nga Ipswich, transmeton klankosova.tv.

Në këtë transferim, roli i trajnerit Enzo Maresca dhe mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve kanë qenë faktorë kyç për marrëveshjen afatgjatë me Delap.

Manchester City nuk do të aktivizojë klauzolën e rikthimit të sulmuesit.