Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala është një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.
Musiala po bën paraqitje fantastike me Bayern Munich si në Bundesliga, ashtu edhe në garat europiane, shkruan Indeksonline
Flitet se Musiala mund të largohet gjatë afatit të verës, me Liverpoolin dhe Manchester Cityn që janë të interesuar për shërbimet e tij.
Në rast se mesfushori gjerman shitet, atëherë klubi i Chelseat përfiton miliona sepse mban 20 për qind të kartonit.
Musiala ishte pjesë e Bluve të Londrës, por u largua në moshën 16-vjeçare drejt Gjermanisë. Shifra e mundshme e shitjes së Musialas në ndonjë skuadër është afro 100 milionë euro dhe Chelseat i takojnë plotë 20 milionë euro.
21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 20 ndeshje, ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 5 asiste.