Dhe bashkimi i tyre u prit me një lehtësim nga shumë persona në rrethin e Bieber, të cilët e përshkruan Haileyn, atëherë 28-vjeçare, si ‘Justin Tamer’ që kishte ardhur në kohën e duhur.
Megjithatë, gjashtë vjet pas gjithçka duket se u harrua, me Justin që po përjeton paraqitjen më shqetësuese publike, dhe madje po krahasohet edhe me Britney Spears. Dhe Hailey duket se nuk e ndihmon më.

Në fund të javës së kaluar, këngëtari nxiti frikë tek fansat për mirëqenien e tij pasi postoi një video të çuditshme të tij në Instagram duke pirë duhan.
Paraqitja e Justin edhenga festa e lançimit të markës së kozmetikës së gruas së tij Rhode në Los Angeles pak më shumë se një javë më parë poashtu la fansat e habitur.

