Cakolli: Fajin për shtyrje të afat për aplikim në KQZ e kanë partitë e mëdha politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se fajtorë për shtyrjen e afatit për aplikim të anëtarësimit të subjekteve politike në KQZ janë partitë e mëdha politike.

Sipas tij, këto subjekte nuk e morën seriozisht afatin kohor, duke i lënë aplikimet në moment të fundit.

“Ndonëse faji për këtë shtyrje po tentohet t’i lihet problemeve të platformës online, në fakt, fajtorët e vetëm janë partitë (sidomos ato të mëdha) që nuk e kanë marrë seriozisht procesin, duke i lënë aplikimet për momentet e fundit”.

“E sistemi online, si zhvillimi më pozitiv i KQZ-së në këto zgjedhje, ka funksionuar si është më së miri. Për më keq, vendime dhe arsyetime të tilla, e cenojnë besimin e publikut në punën e KQZ-së dhe në tërë procesin zgjedhor”, ka thënë Cakolli. /Klankosova.tv