Buzhala për Kurtin: Ndryshe u deklarua në shqip e ndryshe në anglisht për sulmin në Ibër-Lepenc

Gazetari Berat Buzhala, deklaroi sonte se në gjuhën shqipe kryeministri Albin Kurti ka thënë se “sulmin në Ibër-Lepenc e ka kry Serbia”, ndërsa në gjuhën angleze ka thënë “we believe” (ne besojmë).

Buzhala tha se askush nga faktorët ndërkombëtar nuk e ka drejtu gishtin në drejtim të Serbisë për sulmin në fjalë.

“Secili njeri është pajtu që është akt terrorist por vetëm Kurti ka thënë që e ka kry Serbia, asnjëri prej faktorit ndërkombëtar nuk e ka drejtu gishtin kah Serbia”, tha Buzhala në T7.

“Kurti tha e ka kry Serbia, kena fakte tha”, u shpreh ai.

“Na duhet me i thanë Kurtit qato fakte qa i ki, çoja Bashkimit Europian e t’ja ndalim rrugën Serbisë. Mirëpo kur foli anglisht Kurti, në shqip tha ne e dim se e ka kry Serbia, anglisht tha “we believe”, që e ka kry Serbia. Dmth i ka tri nivele të komunikimit”, u shpreh Buzhala tutje.

“Gjasat më reale janë që mundet me qenë dore ruse”, tha Buzhala për sulmin në Iber-Lepenc.