A është burri udhëheqësi i botës, apo gruaja dirigjentja e padukshme e prapaskenës?
Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” folën një panel i zgjedhur mirë.
Gazetarja Agnesa Demaj tha se ka shumë shkelje në fakt në botën e grave, e madje mungon edhe barazia, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse, ajo foli edhe për të arriturat që gratë kanë bërë ndër vite.
Nga ana tjetër, Dibran Gashi tha se gratë janë më të afta mendërisht e psikik, për të realizuar qëllimet.
“Është një gabim për shkak të ushtrimit të gjatë të patriarkatit”, tha tutje Gashi, sa i përket udhëheqjes së shumicës së vendeve nga burrat.
Sipas Linda Kalemit, udhëheqës më të mirë sipas statistikave janë padyshim gratë.
“Por në një botë patriarkale kjo është shumë e vështirë”, tha Kalemi.
Sakaq, Selman Krasniqi bëri të ditur se nëntë vjet më parë, ai kishte dërguar peticion në Kuvendin e Kosovës që grave të iu rrite paga për 10 për qind.
