Është arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia ka njoftuar se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.