KEDS ka lëshuar një njoftim për të gjitha bizneset e vogla, që të dëshmojnë se kanë me pak se 50 punëtorë dhe që kanë qarkullim më pak se 10 milionë euro, në të kundërtën do të shkyçen nga rrjeti i energjisë elektrike dhe më pas do të detyrohen të gjejnë vet furnizues.
Nëse s’do t’i dërgojnë dokumentacionet për këtë gjë deri me datën 7 prill 2025, këto biznese do të shkyçen automatikisht nga rrjeti.