Bie nga lartësia 1.5 metra, vdes gruaja nga….

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra.

“Rahovec 22.04.2024 – NN. Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në Raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thotë policia në raport