Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ngriti shqetësimin për trajtimin e të akuzuarve në Gjykatën Speciale, duke thwnw se ata po përballen me kushte të papranueshme, përfshirë mungesën e ushqimit dinjitoz.
Behrami tha se të akuzuarit po trajtohen në mënyrë të padrejtë, duke përmendur standardet e ulëta të trajtimit gjatë mbajtjes së tyre në paraburgim.
“Njerëzit në mënyrën qysh janë arrestu, në mënyrën qysh janë majtë, në mënyrën qysh janë trajtu, as ushqim dinjitoz bre nuk kanë”, tha Behrami ne ATV
Ai bëri thirrje për ngritjen e një komisioni të pavarur që të analizojë shkeljet dhe trajtimin e të akuzuarve në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Ai tha se përfshirja e tij në listën zgjedhore ishte e papritur.
Behrami tha se vendimi për t’u angazhuar në politikë lidhet me siç i quan ai, me padrejtësitë që po ndodhin në Hagë, të cilat i ka përcjellë nga afër që prej themelimit të Gjykatës Speciale.
“Dëshpërimi u kanë me mungesën e një zani për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë, të cilën ti e di, e kam përcjellë prej fillimit, prej kur është themelu deri më tani,” tha Behrami.
Ai, po ashtu vlerësoi këtë rrugë e mori edhe nga shpresa e krijuar me lidershipin e Bedri Hamzës.
“Ardhja e Bedri Hamzës e ka kriju një shpresë qaq të madhe mrena elektoratit të PDK-së, mrena Kosovës, që është e papërshkrueshme. Është një entuziazëm i madh,” tha Behrami.
Ai shtoi se matjet e brendshme tregojnë se mbi 98 për qind e njerëzve në PDK mbështesin Bedri Hamzën, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për partinë.