Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka nisur fushatën në fshatin e tij të lindjes.
Vendasit e pritën ngrohtë dhe u zotuan se do ta mbështesin në rrugëtimin e tij politik.
Behrami në llogarinë e tij në facebook, ka treguar se ai do të jetë zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do t’i mbrojë interesat e fshatrave të Luginës së Ibrit.
“Për mua ishte ndër ditët më të lumtura që të marr mbështetjen e atyre me të cilët ndajmë gjakun, të kaluarën dhe të ardhmen”, tha ndër të tjera Behrami.
Fushatën #MaMirë e fillova nga fshati i lindjes, Vinarc i Epërm, i Mitrovicës! Për herë të parë fshatrat e Luginës së Ibrit, që janë vendbanimet më të hershme të Mitrovicës, do të kenë përfaqësim dijnitoz në Parlamentin e Kosovës.
Do ta kenë një adresë për shqetësimet e tyre. Do ta kenë një zë të fuqishëm që do të luftojë për ta!
Për mua ishte ndër ditët më të lumtura që të marr mbështetjen e atyre me të cilët ndajmë gjakun, të kaluarën dhe të ardhmen!
Një fjalë e urtë gjermane thotë: “Vendlindja të zbret në tokë”.
Sot zbrita me dy këmbët në tokë, për t’u ngritur sërish lart në Parlamentin e Kosovës, me mbështetjen e madhe që mora nga vendasit!
I nderuar që këtë garë po e bëjmë bashkë me kusherirën time, Igballe Asllani-Potera!
Faleminderit për pritjen!
MaMirë
BedriHamza1✅
ArtanBehrami 75 ✅
IgballeAsllaniPotera105✅
