Bëhen bashkë Pacolli e Halil Kastrati, për t’i siguruar banesë Parashqevi Simakut

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka takuar sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.

Pacolli, ka bërë të ditur se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e këngëtares.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. 

lg.php.gifShoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin!”, ka shkruar Pacolli.