Bedri Hamza: Pagat do t’i rrisim për 50%, sepse Kosova mundet ma mirë

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka postuar një video, ku tregon që Kosova ka mbetur me pagat më të ulëta në rajon.

Hamza ka thënë se pagat do t’i rris për 50%, sepse Kosova mundet ma mire.

Ai ka thënë se kur e bën një premtim, e realizon.
“Fjalën publike e konsideroj që është kontratë e jemja me votuesin, kontratë e jemja me atë që premtoj dhe kur e them jam i sigurt që i rri mbrapa. Sot, Kosova ka ngelur me pagat ma të ulëta në regjion e tash po them që, po, pagat kemi me i rritë 50%, edhe për mësues, edhe për arsimtarë, edhe për profesorë, por edhe për të gjitha kategoritë e tjera që marrin dhe realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës. Jam i bindur që në këtë mënyrë ne kemi me kontribu në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.