Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës, Bora bindëse ndaj Yllit

Bashkimi e ka mposhtur Trepçën në derbin e mesjavës në Superligën e Kosovës në basketboll, 76:72.

Mac Smith dhe Wendell Green udhëhoqën Arpaxhikët drejt fitores me nga 20 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi pati 21 sosh te Minatorët.

Në anën tjetër, Bora ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit ne rezultat 93:80 në xhiron e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Desmond Cambridge Junior pati më së shumti pikë te Bora, 26 sosh, po aq sa Jan Palokaj te Ylli.