Për festën e Fitër Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar 75 mijë euro për 500 jetimë në të gjithë vendin. Çdo fëmijë ka marrë nga 50 euro, një ndihmë që ka për qëllim t’u ofrojë mbështetje atyre që kanë nevojë më shumë, veçanërisht gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Besim Mehmeti, shefi i Kabinetit të Myftiut Tërnava dhe menaxher i projektit, tha se ky program ka për qëllim mbështetje financiare për jetimët, duke siguruar 50 euro çdo muaj për secilin fëmijë. Pagesat për tre muajt e parë janë bërë më herët, ndërsa sot janë realizuar pagesat për muajt e ardhshëm.
“Ky është një moment i rëndësishëm për jetimët, pasi kjo shumë simbolike prej 50 eurosh është një shenjë e dashurisë dhe solidaritetit për ata që kanë humbur prindërit,” u shpreh Mehmeti.
Ky aksion humanitar ka për qëllim t’i ndihmojë fëmijët jetimë dhe t’i mbështesë ata në një periudhë ku solidariteti dhe bamirësia janë më të forta. BIK vazhdon të angazhohet për të ndihmuar ata që kanë nevojë më shumë në shoqërinë tonë, njofton Klankosova.tv.