Barcelona siguron 100 milionë euro për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Victor

FC Barcelona ka gjetur një zgjidhje për të regjistruar lojtarët Dani Olmo dhe Pau Victor, duke u mundësuar atyre të jenë të gatshëm për të luajtur me ekipin e parë që nga janari, sipas raportimeve të MARCA.

Ky zhvillim pason një moment të vështirë me të cilën Blaugranat u përballen të premten, kur një gjykatë refuzoi apelimin e klubit për një masë të përkohshme që do t’i lejonte të regjistronin dy lojtarët deri në fund të sezonit.

Megjithatë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, veproi shpejt për të siguruar një zgjidhje alternative dhe duket se ka arritur të ketë sukses.

Raportet tregojnë se Laporta ka arritur të negociojë shitjen e kutive VIP në stadiumin e ri Spotify Camp Nou, duke mbledhur 100 milionë euro.

Kjo marrëveshje do të mundësojë regjistrimin e Olmos dhe Victor dhe gjithashtu do të rikthejë Barcelonën në përputhje me rregullin financiar 1:1, duke i hapur mundësinë të veprojë në tregun e transferimeve gjatë dritares së dimrit dhe verës.

Marrëveshja, e përfunduar me kompani arabe, është rezultat i disa ditëve negociatash mes Laportës dhe partnerëve të tij nga Lindja e Mesme.

Hapi i vetëm i mbetur është përpunimi i pagesës prej 100 milionë eurosh, ndërkohë që klubi është në bisedime me disa kompani për të mundësuar realizimin e pagesës.

Pasi të përfundojë pagesa, dokumentacioni përfundimtar do t’i dërgohet La Ligës për miratim.

Liga është informuar tashmë për veprimet e Barcelonës dhe klubi ka konsultuar me të për të siguruar që marrëveshja e sponsorizimit të jetë në përputhje me rregullat financiare.

Kjo konsultë vjen pas një marrëveshjeje të mëparshme me Nike, e cila nuk përmbushi kërkesat e nevojshme, shkruan Onefootball.com, përcjell Klankosova.tv.