Bahtiri si “emisar” në Kuvend, nuk i ndahet Fatmir Limajt për disa minuta para nisjes së seancës

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, pak para nisjes së seancës së sotme është parë teksa ka biseduar me disa deputetë të partive opozitare.

Fillimisht ka përshëndetur deputetin e LDK-së, Besian Mustafën, me të cilin ka shkëmbyer disa fjalë dhe më pas ka shkuar tek kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Bahtiri ka biseduar për disa minuta me Limajn dhe më pas është larguar për tek ulësja e tij në Kuvend.