26 vjet më parë, avokati Bajram Kelmendi, me dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin u vranë nga forcat serbe.
Ngjarja tragjike ndodhi pikërisht në ditën kur NATO nisi bombardimet mbi caqet e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.
Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.
Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut