Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenca.
Seanca duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe ai më i riu.
Në këtë rast kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Avni Dehari si deputeti më i vjetër dhe nga Sala Jashari si deputetja më e re, raporton FrontOnline.
Se do e udhëheq seancën e nënte konsituive me 15 prill, për FrontOnline e ka konfirmuar edhe vetë deputeti i VV-së, Avni Dehari.
”Po unë do e udhëheqi, sepse nuk ka deputet më të vjetër”tha Dehari.
I pyetur se me kë do e udhëheq këtë seancë, Dehari e konfirmoj se kjo do të bëhet bashkë me deputetën e PDK-së, Sala Jashari, si deputetja më e re.
