Prishtina City

Barcelona pritet ta kompletojë transferimin e Williams, por ka vetëm një pengesë

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams dhe Barcelona: Saga e verës së kaluar është rikthyer me forcë ditët e fundit dhe nuk ka shenja që po ndalet. Të premten u raportua se agjenti i Williams, Felix Tainta, është takuar me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, dhe tashmë katalanasit janë pozicionuar si favoritë për nënshkrimin e…

Read More

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Të prekurve duhet t’u ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe në mjete ligjore

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Të prekurve (nga vendime të tilla) duhet t’iu ofrohet qasje e plotë në këshilla dhe mjete ligjore”, ka deklaruar…

Read More

Haziri: Deklarata e Trump konfirmon rikthimin e vëmendjes – duhet ta maksimalizojmë mundësinë

Deklarata e fundit e Presidentit amerikan Donald Trump, e bërë të shtunën në platformën e tij “Truth”, ku u zotua se “do ta zgjidhë sërish” çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, konfirmon “rikthimi të vëmendjes për regjionin Europës juglindore, respektivisht, raportit Kosovë-Serbi”, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. “Deklarata e të shtunës e Presidentit, Donald…

Read More

Rezart Veleshnja me deklaratë të fortë: Në Kosovë nuk mbështesin artistët shqiptarë

I ftuar në emisionin “Andale”, aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Rezart Veleshnja, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trajtimin e artistëve nga Shqipëria në Kosovë. Sipas tij, mungon përkrahja dhe vlerësimi për artistët shqiptarë, si në formate televizive ashtu edhe në raste të tjera. “Te Big Brother-i i…

Read More

Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës në Serbi

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024. Shumica e tyre janë ngritur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), ky është rezultat i presionit politik nga autoritetet dhe mediat proqeveritare në Serbi. Ndonëse Serbia vazhdoi me arrestimin…

Read More

Elita Rudi reagon pasi Gjiko u shpall i pafajshëm për akuzën për dhunim: Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha, kemi përpara veç dritë bashkë

Reperi nga Peja, Asdren Gjikolli – Giko, ditën e sotme (e hënë) u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij. Mbrojtja e këngëtarit është udhëhequr nga avokati i njohur në Kosovë, Kujtim Kërveshi, të cilit ia kishte lënë si amanet i ndjeri, Arlind…

Read More

Me mesataren 150 euro për MWh, Kosova importoi rreth €25,5 milionë më shumë, vetëm në prill

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të bërë të ditura nga njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, Kosova është përballur me një rënie të ndjeshme të prodhimit vendor të energjisë gjatë muajit prill 2025, duke detyruar shtetin të mbulojë mungesën përmes importeve me kosto të lart. Me një çmim…

Read More

Babai i gruas së Arbnor Spahiut thirrje shtetit: Çohuni – mbroni bijtë tuaj, ku janë institucionet?

Misin Metaj, vjehrri i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiut, që tash e disa ditë po mbahet i burgosur në Serbi, i ka kërkuar institucioneve që të reagojnë për ndalimin e qytetarit të vet nga autoritetet serbe. Metaj iu drejtua institucioneve shtetërore duke thënë se “a ka mbetur kush që i dëgjon hallet e qytetarëve të…

Read More