Komiteti Hetues i Rusisë ka njoftuar se numri i të vdekurve për sulmin terrorist të së premtes mbrëma në Bashkinë Crocus në periferi të Moscos është rritur në të paktën 115, duke përfshirë tre fëmijë, raporton Sinjali.
Një persona ka rrëfyer për Sky News gjithë tmerrin për ngjarjen makabër në Moskë, gjatë kohës që po priste për të parë koncertin në sallë.
Përdoruesi i Instagramit “daveprimov” ndau një video jashtë sallës në momentet pasi i shpëtoi të shtënave – të cilat vranë mbi 100 njerëz.
“Sapo u kapëm në një shkëmbim zjarri në Crocus – ne ishim duke pritur për një koncert. Ata hynë në sallë – nuk e di kush ishin – terroristë, ushtarakë, kushdo qoftë me rroba kafe – dhe filluan të qëllonin mbi njerëzit me pushkë automatike,” shtoi ai.
“Më pas të gjithë filluan të vrapojnë dhe pati një panik të madhe. Ishte një rrëmujë e tmerrshme… të gjithë janë në tokë, të gjithë po shtyjnë njëri-tjetrin”, tha ai.
Më pas ai përmendi një zjarr që shpërtheu pas tij në Bashkinë e Crocus.
“I është vënë zjarri. Ka tym, ka tym që shkon deri në qiell. Ne të gjithë ikëm nga atje, jo të gjithë mundën të iknin nga atje sepse të gjithë u shpërndanë në pjesë të ndryshme të Crocus, nuk e di se ku është policia,” shtoi ai.
Ai tha se askush nuk ishte në dispozicion për të ndihmuar, dhe ambulancat, policia dhe garda kombëtare mbërritën shumë më vonë.
“Duart po më dridhen, njerëzit po vrapojnë në panik, i gjithë Crocus është në zjarr”, përfundoi ai.