Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset, shkruan Insajderi.
Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.
Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është vetëm barrë për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.
Ai ka bërë thirrje që ky veprim simbolik të shërbejë si një mesazh i fuqishëm.

