Asllani, titullar në Champions/ Calhanoglu pritet të lihet pushim, shans për shqiptarin

Nga të gjitha anët po e këshillojnë që ta ketë më shumë parasysh. I fundit ishte legjenda zikaltër, Xhuzepe Bergomi, që nxiti trajnerin e Interit, Simone Inzagi, që të aktivizojë të tillë si Kristian Asllani apo Piotr Zielinski, nëse dëshiron që skuadra e tij të fitojë trofe këtë sezon.

Duket se tekniku piaçentin po bindet më shumë nga ajo që sheh, sesa nga ajo që I thonë të tjerët, dhe mesfushori shqiptar besohet se do ta ketë sot shansin e radhës për të qenë titullar.

Kampionia e Italisë pret Fejënordin në ndeshjen e dytë të të tetave të finales në Champions, dhe fitorja 2-0 në Holandë I jep mundësi Inzagit që të tregojë më shumë guxim.

Sipas mediave italiane, ylli I mesfushës, Hakan Çalhanoglu do të ketë një raund pushim, ashtu si edhe kapiteni Markus Turam apo ndoshta edhe kapiteni Lautaro Martinez.

Kjo do të thotë se Asllani I ka të gjitha letrat në rregull për të luajtur, ndonëse trajneri ka treguar se mund të aktivizojë të tjerë në qendër të fushës, si Zielinskin apo Mkitarianin, duke pasur gjithashtu Barelën e Fratezin.

Sidoqoftë, 23-vjeçari kuqezi mund të jetë që nga minuta e parë, aq më tepër që polaku është i dëmtuar.

Inzagi do të ketë sonte ndeshjen e 200-të në stolin zikaltër, ndërsa Asllani do të thyente rekordin personal në Champions, sepse do të luante sfidën e 7-të këtë edicion, ndaj 6 vjet.