– Referimi;
– Dështimi i Përfaqësueses së Kosovës për të kaluar parakualifikimet;
– Zgjerimi i Superligës nga 8 në 10 klube;
Pse po çalon referimi në basketbollin kosovar?
Pse dhe sa po e dëmton basketbollin gjykimi i dobët ?
Pse Kosova për herë të pestë rresht dështon t’i kaloj parakualfikimet për Eurobasket dhe Botëror?
A ishte gabim angazhimi i selektorit Choulet?
Pse nuk e angazhoi Kosova ndihmësin e Atamanit te Panathinaikosi , Cenk Yildirimin?
Pro et contra zgjerimit të Superligës në 10 skuadra:
A është financiarisht i arsyeshëm zgjerimi i Superligës?
Si do të ndikonte në kualitetin e Superligës?
Rreziku dhe të mirat e zgjerimit?
Gjitha këto tema me interes jashtëzakonisht të lartë për basketbollin kosovar sonte i diskutojmë me njeriun e parë të basketbollit kosovar, Arben Fetahun, kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Pjesa e dytë i dedikohet elitës së basketbollit të meshkujve me ProCredit Superligën dhe Ligën Unike
Vikendi solli ndeshje dhe rezultate interesante , si dhe ndryshime në renditjet tabelore Sigal Prishtina shënoi fitoren e 9 rresht pas dramës fantastike basketbollistike ndaj rivalit lokal Borës, Peja kaloi lehtë ndaj Proton Cable Prizrenit kurse të dielën ishim dëshmitar të dy dueleve të nxehta Vëllaznimi – Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli– Trepça ku dy top skuadrat luftuan për të ruajtur lidershipin. Gjitha këto në përmbledhjet dhe analizat e detajuara të cilat kompletohen me Pesëshet dhe MVP-it e Javës në ASIST
Por as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli i femrave me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave ndërsa sot na kthehet edhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 609 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova