Kjo teknikë e thjeshtë është një nga mjetet më efektive për të menaxhuar stresin në përditshmëri.
Praktikimi i frymëmarrjes së thellë, qoftë në zyrë, në shtëpi apo në ambient të hapur, ndihmon trupin të relaksohet, përmirëson fokusin dhe e përgatit mendjen për të përballuar më mirë sfidat e ditës.
Teknika të tilla si “4-7-8” (marrje fryme për 4 sekonda, mbajtje për 7, dhe nxjerrje për 8 sekonda) mund të aplikohet shumë lehtë dhe të jep rezultate të menjëhershme në qetësimin e sistemit nervor.
Me praktikë të rregullt, frymëmarrja e thellë mund të kthehet në një armë të fuqishme natyrale kundër ankthit, stresit dhe lodhjes mendore.
