Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim, pasi zyrtari i lartë i saj Artan Grubi, i cili ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, dje u vendos në “listën e zezë” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Me anë të një reagimi, kjo parti thotë se respektojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Tutje BDI thekson se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv
Përveç ish numrit dy të qeverisë së RMV-së ‘non grata’, u shpall edhe gjykatësi Enver Bexheti, siç thuhet për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.