Arrestohet shtetasja e Maqedonisë së Veriut, vodhi në një dyqan në Prishtinë

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një dyqan.

Sipas policisë, gjësendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Më 19.01.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë së Veriut për shkak se e njëjta dyshohet të ketë kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar. Gjerat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.