Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi në fshatin Jellakse, në Leposaviq, ka ndaluar një person të dyshuar që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.
Sipas raportit, i dyshuari, po udhëtonte me një automjet me targa lokale dhe është arrestuar pas gjetjes dhe sekuestrimit të një radiolidhjeje gjatë kontrollit të tij.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Fsh. Jellakse, Leposaviq 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.