Një burrë është arrestuar dje në Novobërdë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij u gjetën substanca të dyshuara narkotike.
Sipas raportit të policisë, në bazë të një urdhri kontrolli, ka sekuestruar rreth 3.19 gram marihuanë, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
