Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar për “ofrim të materialit pornografik të personave nën moshën 16 vjeç”

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se u ka dërguar disa personave SMS me përmbajtje shqetësuse.

Ai është dërguar në mbajtje.

“OFRIMI I MATERIALIT PORNOGRAFIK I PERSONAVE NËN MOSHËN 16 VJEÇ- Prishtinë/ 07.03.2025-21:00.  Me 10.03.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti,  viktimave meshkuj kosovarë u ka dërguar SMS me përmbajtje  shqetësuese. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.”