Arrestohet në Kosovë i kërkuari për vrasje, kërkohej nga Maqedonia e Veriut

Një person në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga njësiti FAST në territorin e Republikës së Kosovës.

I dyshuari ka qenë i kërkuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Siç mëson Klankosova.tv, ai kërkohet nga institucionet maqedonase për veprën penale “vrasje”.

Ndërkaq, portali “Sinjali” raporton se i dyshuari është Isak Musli.