Gazmend Zekaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrimi”.
I dyshuari ka marrë para nga qytetarët pejan duke i mashtruar se me ato para do të aplikonte në emër të tyre për përfitim të subvencioneve.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,
“Është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

