Arrestohet i dyshuari në Kamenicë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Mbrëmjen e së martës në Kamenicë është raportuar se një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje i kishte shkaktuar dhunë psikike ankuesit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe se nga i njëjti është sekuestruar një armë gjuetie dhe 50 fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.