Arrestohet dhe lirohet më pas Aleksandar Arsenijeviq, policia thotë se “nuk e zbatoi urdhrin e tyre”

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe më pas liruar politikanin serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, për shkak të, siç pretendon policia, mosrespektimit të një urdhri policor.

Shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka konfirmuar arrestimin, duke shpjeguar se Arsenijeviq kishte kaluar kordonin policor, pavarësisht urdhrit për të mos e bërë këtë.

“Po, është arrestuar. Është arrestuar për shkak të moszbatimit të urdhrit të policisë. Iu ka shqiptuar një tiketë, por është liruar më pas. Këtij i kanë thënë që kordonin e policisë nuk bën me kalu, ky e ka kaluar, pra nuk e ka zbatuar atë që i kanë thënë policia,” deklaroi Fejza.

Nga ana tjetër, Arsenijeviq pretendoi një Facebook se një qytetar serb ishte lënduar nga Policia e Kosovës në Leposaviq.