Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Gjilan

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje dje në Gjilan

Sipas policisë, të dyshuarit, me inicialet  E.D. dhe A.I., kanë grabitur  një viktimë mashkull, duke i marrë një zinxhir ari dhe një orë dore, nën kërcënimin e mjeteve të mprehta, sëpatë dhe thikë,  transmeton Klankosova.tv.

Pas arrestimit, ata janë ndaluar për 48 orë dhe rasti po procedohet nga Prokuroria Themelore.