Ish-kryenegociatori Avni Arifi, ka reaguar pasi Kosova po ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike.
Arifi në një postim në Facebook, u shpreh se mungesa e rrymës dhe tallja e Hekuran Muratit janë dy nga dëshmitë se Kosova kurrë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë njerëz më të poshtër në qeverisje.
Postimi i plotë:
Mungesa e rrymës dhe tallja e Hekuran Muratit janë dy nga dëshmitë se Kosova kurrë nuk ka pasur dhe, me gjasë, kurrë nuk do të ketë njerëz më të poshtër në qeverisje. Jo vetëm rryma, Martini, Tamoviqi apo GEN-i serb, por gjithçka që këta thonë, nga zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, e deri te dashuria për diasporën, është mashtrim, poshtërim dhe fyerje për çdo njeri normal të Kosovës.
Këta njerëz bëjnë gjithçka për të mbajtur dhe abuzuar me pushtetin. Nuk ka asgjë që këta nuk do ta bënin për shkak të ndonjë kodi etik apo moral, sepse për ta këto vlera nuk ekzistojnë. Nuk ka gjë të ligë për të cilën i akuzojnë këta që unë mund të them “nuk besoj”. Gjithçka e besoj.
E kam thënë edhe më herët se largimi i tyre nga pushteti është çlirimi i dytë dhe i vërtetë i Kosovës.