“Arbër Vokrri e ka shumë jaran, e ka për zemër Radoica Radomiroviç-in. Jaran aq shumë e ka saqë shkon edhe pinë me të e këndon me të e… nëpër kafe”.
Kështu është deklaruar kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi në një intervistë për Kallxo Përnime, duke zbuluar raportet miqësore mes ish-zëvendësministrit Radoica Radomiroviçit dhe zëvendësministrit, Arbër Vokrri, që po ashtu është në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Radomiroviç është ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, transmeton Demokracia.com
Ai ishte emëruar me 25 maj të vitit të kaluar në këtë pozitë nga kryeministri, Albin Kurti.
Por, në shtator të këtij viti ishte shkarkuar pas mosmarrëveshjeve me kryetarin e partisë së tij, ministrin Nenad Rashiq.
Pasi ishte emëruar zëvendësministër, Radomiroviç e kishte pranuar se ishte pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës në vitet 1998-1999.
“Po kam qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë…por skam marrë pjesë në operacione luftarake”, kishte thënë Radoica Radomiroviq për Nacionalen./