Antigona Kotorri tregon çka është astrologjia – ja cila shenjë e horoskopit ka shumë fat javën që vjen (VIDEO)

Astrologia, Antigona Kotorri në “Weekend” në Klan Kosova ka treguar se çfarë parashikojnë yjet për shenjat e horoskopit.

 

Fillimisht, Kotorri bëri një shpjegim se çka sipas saj është astrologjia.

“Njerëzit po e shohin si parashikim. Ne e dimë që planetët janë në qiell, në tokë secili sen e ka punën e vet, por njeriu duke u merrë me njëri – tjetrin, me politikat e interesin e ka humbur kontaktet me natyrën dhe me qiellin. Planetët janë aty lart dhe edhe ata flasin diçka”.

“Ne e shohim horoskopin si parashikim, por nuk është ashtu, të gjithë ne e dimë që e kemi një qiell lartë dhe janë disa planete të cilët nuk janë për me na zbukuru qiellin. Kur është hana e re uji bjen, nëse ajo ndikon në oqean dhe ne e dimë që i kemi 80 përqind ujë, si mundet të mos të ndikojë tek ne”, tha Kotrri, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ajo njoftoi se çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e horoskopit.

Ndiqeni videon në vijim për të kuptuar më shumë: