Amerikanët patrullojnë në veri, KFOR-i: Pjesë e misionit për të garantuar mjedis të sigurt e të qetë

Ushtarët amerikanë sot kanë kryer patrullime rutinore në disa zona në veriun e Kosovës.

Në njoftimin e misionit të NATO-s thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Tutje në njoftim, KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Po ashtu, në këtë postim ndau edhe fotografi të ushtarëve duke kryer patrullime në një zonë të mbuluar me borë.