Ambasadori italian takohet me Limajn, flasin për pozicionin paszgjedhor të Nismës

Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Antonello DE RIU, është takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Në njoftimin e ambasadës të postuar në platformën X, bëhet e ditur se takimi u bë për të diskutuar pozicionin paszgjedhor të kësaj partie dhe rolin e saj në forcimin e institucioneve të vendit.