Albin Kurti thotë se me Edona Llalloshin do të jenë më të përkushtuar ndaj artit e kulturës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, është pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me të, kryeministri Albin Kurti ka shkruar mbrëmë vonë një postim duke thënë se me artisten do të jenë më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.  Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.  Mirësevjen, Edonë”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.